Site icon Tetova Expres

Ndarja antikushtetuese e popullsisë, Kasami kërkon përgjegjësi politike

Kryetari i Lëvizjes Besa Bilall Kasami, thotë se lidhur me ndarjen e popullatës  në rezident dhe jo rezident gjatë regjistrimit të vitit 2021, duhet të ketë edhe përgjegjësi politike. Pasojat sipas Kasami janë të mëdha, pasi që me uljen e popullsisë ulen edhe financimet nëpër komunat me shumicë shqiptare.Më tej Kasami është shprehur se do të tentojnë që ky diskriminim të përmirësohet.

Kasami nuk përjashton mundësinë që në të ardhmen të diskutohet që mos të ulet numri I këshilltarëve nëpër komuna. Vendimet që ka marrë qeveria janë pasojë e regjistrimit të fundit, që sipas Kasamit ka qenë antikushtetues prandaj do të kërkohet të revidohet ai vendim.

Ndërkaq, lidhur me paralajmërimet për regjistrim online të popullsisë, Kasami është shprehur se si koalicion do të marrin një qëndrim që regjistrimi I ardhshëm të refletkojë realitetin etnik.

 

Exit mobile version