Klubi i futbollit Struga Trim Lum me grumbullimin e parë të stafit teknik që drejton Bledi Shkëmbi dhe futbollistët që ka në diskonim deri diton e sotme do të fillon përgatitjet intensive për sezonin e ri 2025/2026 në Ligën e parë
Dy herë kampioni Maqedonisë në futboll dhe dy herë finalisti i Kupës, klubi i futbollit Struga Trim Lum nga dita sotme zyrtarisht fillon me përgatitje për sezonin e ri 2025/2026 Të Ligës së parë të futbollit vendor nën drejtimin e shefit të ri të stafit teknik Bledi Shkëmbi. Për fillimin e përgatitjeve për sezonin e ri, drejtori sportiv BesarIsaku për Televizionin Koha tha se me stafin e ri, krahas seancave të rregullta stërvitorë do të zhvillon edhe gjashtë ndeshje kontrolluese
BESAR ISAKU – DREJTOR SPORTI I STRUGA TRIM LUM
‘’Struga Trim Lum Fazat përgatitore do ti zhvillon në qytetin e Strugës , ku janë parapa disa ndeshje miqësore që do të zhvillohen këtu në qytetin e Strugës. Janë disa ekipe si Ballkani, Llapi, Pelisteri dhe ekipe tjera, Gjithsejtë janë para pa të zhvillohen gjashtë ndeshje në qytetin e Strugës’’ tha Besar Isaku drejtor sportiv.
Para fillimit të fazës përgatitore në ekipi ka pasur disa largime dhe tani priten prurje të reja.
BESAR ISAKU – DREJTOR SPORTI I STRUGA TRIM LUM
‘’Po normal që ka largimi, nuk do të thotë që ato janë largime që ne i kemi larguar por janë largime që ju ka skaduar kontrata dhe nuk u është vazhduar për disa arsye, ku ata kanë mbaruar ciklin e vet e kanë mbaru. Jemi mirënjohës për atë që kanë dhënë për Struga Trim Lum, si me marrëveshjen me Stefan Spirovskin dhe me disa futbollist që gjetëm gjuhë të përbashkët. Sa i përket prurjes normal që ka prurje në Struga Trim Lum, nga sot lista do të shpallet lista me futbollist dhe do ti bëjmë publik ato. Janë djem të ri vijnë nga disa shtete dhe kanë një bagazh, ato kanë një fillim të irë që sa mendojmë ne si kryesi dhe si staf teknik që ja vlen ti kemi në mesin ton’’’
Sa i përket objektivit të klubit për sezonin e ri 2025/2026, drejtori sportiv Besar Isaku tha se pretendimet mbeten si edhe në kampionatin e kaluar që do të thotë se të jenë sa më lartë n[ renditjen tabelore të jetë konkurruese për titullin kampioni dhe për dalje në garat evropiane . Për këtë garant janë stafi i ri teknik me Bledi Shkëmbin dhe emrat e prurjeve të reja të cilët do të publikohen duke filluar nga dita e sotme . Kujtojmë se Kampionati i ri 2025/2026 që do të zhvillohet me sistemin e ri katër rrethor fillon me 8.9 dhe 10 gusht
Shaban Sinani – TV Koha