Dje në orët e pasdites në stadiumin e qytetit në Tetovë, Shkëndija dhe Dinamo Sity zhvilluan kontrolluesen e fundit gjeneral pas ndeshjeve të raundit të parë në garat e Evropiane.Ndeshje me ritëm e fair play mes dy skuadrave përfundoi me fitoren e Shkëndijës 2-1.
Një miqësore luksi u zhvillua të martën pasdite në stadiumin e Qytetit në Tetovë, aty ku Shkëndija priti Dinamo Cityn nga Tirana në një duel përmbyllës të fazës përgatitore. Pas 90 minutave lojë cilësore ndeshja përfundoi me fitoren e vendasve me rezultatin 2-1. Autor të golave në këtë takim ishin Krasniqi dhe Jakupi për ekipin e Shkëndijës, ndërsa Itodo për ekipin Dinamo Sity nga Tirana . Trajneri Jeton Beqiri pas kësaj ndeshje tha se e rëndësishme është që asnjë futbollist nuk u dëmtua gjatë ndeshjes dhe pozitive si kontroll edhe si intensiteti siç çdo gjë tjetër ndërsa për kundërshtarin në garat evropiane shpreson se do ja dalin me sukses
‘’Patjetër duhet të besojmë shumë , të investojmë shumë. Ne kemi disa futbollist të cilët janë me pengesa të vogla siç është Kapiteni Besart Ibraimi, janë edhe dy-tre futbollist tjerë të cilët kanë pasur shqetësime për fat të mirë ato sot nuk çfaqën probleme . U dhamë mundësinë të gjithë futbollistëve që mos rrezikonim dëmtimet. Dhe unë besoj se duhet të besojmë shumë . TNS është ekip i cili vitin e kaluar ka qenë në grupe por asgjë nuk është e pamundur. Unë besoj se me një paraqitje të mençur, me një lojë kolektive , dhe normalisht që me pas me vete edhe fatin sportiv, edhe dinakërinë sportive besoj që mund të dalim me rezultat pozitiv në ndeshjen e parë‘’ tha trajneri Jeton Beqiri
Trajneri i Dinamo Sity Ilir Daja tha se se të luash me Shkëndijë gjithmonë është mirë në aspektin sportiv e duke qenë se luan me një nga ekipet më të mira të mbarë shqiptarisë dhe uroj që ekipi kuqezi denjësisht të përfaqësoj të gjithë shqiptarët në garat evropiane.’
‘’Sigurisht që unë pash edhe një Shkëndijë që përtej lojtarëve cilësorë që ka , pash edhe dorën e Jetonit, pra të stafit teknik dhe që beso se do jetë një pjesë shumë e rëndësishme në këtë rrugëtim në Evropë, sepse gjithmonë përplasesh me ekipe relativisht të forta. Dhe uroj që edhe Shkëndija e Jetonit të shkoni sa më lartë të jetë e mundur sepse në fund fare përfaqëson jo vetëm futbollin e Maqedonisë së Veriut, por për çdo arritje të çdo ekipi Shqiptar siç është edhe Shkëndija, neve gjithmonë na bëhet qejfi si për ekipet që janë në Super Ligën tonën , qoftë edhe të Kosovës’’ deklaroi pos tjerash Ilir Daja trajner i KF Dinamo Sity
Garat eliminatore për Ligën e Kampionëve fillojnë më 8 korrik me ndeshjet e para, ndërsa ato kthyese më 15 korrik. Shkëndija ndeshjen e parë e luanë në transfertë ndërsa atë kthyese më 15 korrik në Shkup.