Site icon Tetova Expres

BDI: ZNAM dhe VMRO nuk lejojnë as ligji nënçmues i Karakamishevës të shkojë në Kuvend

Nga BDI thonë se procesi i punësimeve në institucionet shtetërore po zhvillohet në mënyrë selektive dhe diskriminuese, ku shqiptarët mbeten të papërfaqësuar. Sipas BDI-së, përditë e më shumë, përjashtimi i tyre po shndërrohet në praktikë të përhershme të kësaj qeverie.

“Në vend që të forcohet përfaqësimi i drejtë, Qeveria ka propozuar një zëvendësim të mekanizmit ligjor ekzistues (balancuesit) me një komision jofunksional që do të hartojë analiza vjetore. Ky model nuk garanton as përfaqësim, as zbatim të drejtë të ligjit, dhe as barazi. Edhe ky version i dobët i ligjit nuk po dërgohet në Kuvend, çka dëshmon mungesë serioziteti dhe kapaciteti nga ana e mbetjeve politike të VLEN-it”.

“VLEN ka dëshmuar mungesë njohurish themelore për procesin legjislativ, ndërsa ZNAM dhe VMRO-DPMNE vazhdojnë të tallen me ta, duke angazhuar Karakamishevën për të përgatitur një ligj ofendues dhe nënçmues, dhe më pas, as atë nuk e dërgojnë në Kuvend”.

“BDI kërkon nga institucionet përgjegjëse dhe faktori ndërkombëtar të ndjekin nga afër këtë situatë dhe të reagojnë ndaj regresit të përfaqësimit të shqiptarëve në institucionet publike”, thonë nga BDI.

Exit mobile version