Site icon Tetova Expres

BOTËRORI I KLUBEVE: MË 5 KORRIK LUHEN NDESHJET ÇEREKFINALE

Me  përfundimin e fazës  së  1/8  së  finaleve   tanimë   dihen të  edhe  ekipet çerekfinaliste të Kampionatin Botërorë për  klube që  do të zhvillohen më  5 korrik të shtunën, ndërsa  në Londër zhvillohen  ndeshjet e raundit të dytë të

grand slam-it në Wimbledon, turneu më i rëndësishëm i fushave me bar në Tenis.  

 Nga  tetë ekipe të mbetura në garë për trofeun e parë të edicionit të zgjeruar të Kupës së Botës për Klube dhe ato e dinë se cilat do të jenë pengesat në rrugën e tyre drejt triumfit përfundimtar në turne.

Al Hilal, Borussia Dortmund, Chelsea, Bayern Munich, Fluminense, Palmeiras, PSG dhe Real Madrid janë ende në garë për trofeun.

Fluminense – Al Hilal do të jetë çerekfinalja e parë, e cila zhvillohet më 4 korrik, ora 21:00. Fituesi i këtij çifti përballet me fituesin e Palmeiras – Chelsea.

Advertisement

Dueli anglo-brazilian zhvillohet disa orë më vonë, duke filluar nga ora 03:00  më  5 korrik.

PSG-ja do të përballet me Bayern Munih  gjithashtu më 5 korrik, duke filluar nga ora 18:00. Fituesi do të ndeshet me fituesin e Real Madrid – Borussia Dortmund.

Spanjollët dhe gjermanët do të jenë dueli i fundit i fazës çerekfinale. Ata përballen më 5 korrik, me fillim nga ora 22:00.

Në ndeshjet çerekfinale të  shtunën takohen:Fluminense – Al Hilal, Palmeiras – Chelsea, PSG – Bayern Munich, dhe Real Madrid – Borussia Dortmund.

Advertisement
Exit mobile version