Site icon Tetova Expres

Ka ndërruar jetë futbollisti  Diego Jota

Portugezi ka mbyllur sytë përgjithmonë në moshën 28-vjeçare.

Sipas “Marca” bëhet me dije se një aksident automobilistik është bërë shkak i kësaj ngjarjeje.

Aksidenti ka ndodhur në autostradën A-52 pranë Komunës së “Palacios de Sanabria” në provincën e Zamorës.

Diogo udhëtonte së bashku me vëllain e tij, Andre Silva, i cili gjithashtu ishte një futbollist profesionist. Fatkeqësisht të dy kanë ndërruar jetë, pasi makina u përfshi nga flakët.

Kujtomë se Jota iu bashkua Liverpoolit në vitin 2020 nga Wolverhampton për 44.7 milionë euro. Ai ka bërë 182 paraqitje për “The Reds”, duke shënuar 65 gola dhe duke dhënë 26 asiste.

Advertisement

Gjatë kësaj kohe, ai ka fituar tre trofe me Reds: një titull të Ligës Premier (2024-25), një FA Cup n; seyonin 2021-2022 dhe një League Cup n; seyonin 2021-2022..

Exit mobile version