Site icon Tetova Expres

6.026 aplikime deri tani nga plani për vetëpunësim në Maqedoninë e Veriut

Deri më tani janë dorëzuar 6.026 aplikime për masat aktive nga Plani Operativ për punësim dhe ka nisur përzgjedhja e kandidatëve. Këtë e ka bërë të ditur ministri i Ekonomisë dhe Punës, Besar Durmishi.

Ai prezantoi masën për praktikë profesionale për të rinjtë deri në moshën 29 vjeç, e cila synon të përfshijë 1.352 persona të papunë me së paku arsim të mesëm, për t’i ndihmuar ata të fitojnë aftësi praktike dhe përvojë pune.

Për herë të parë do të zbatohet edhe praktika virtuale për 40 pjesëmarrës – trajnim në distancë i përshtatur me nevojat moderne të tregut të punës që nuk kërkon prani fizike. Pjesëmarrësit do të marrin kompensim mujor prej 12.000 denarë për tre muaj, me sigurim shëndetësor dhe tatim personal të përfshirë.

Durmishi theksoi se ky Plan Operativ përfshin një fond rekord prej 40 milionë euro, të dedikuar për më shumë se 10.000 qytetarë që kërkojnë punë, dëshirojnë të hapin biznes ose të trajnohen në një profesion konkret.

Ndihma financiare për përfituesit përfshin:

Advertisement

Deri 70.000 euro për hapjen e biznesit për të rinjtë deri në 29 vjeç,

Deri 10.000 euro për ide inovative të të rinjve,

Deri 20.000 euro për biznes të përbashkët nga së paku dy persona.

Sipas tij, këto nuk janë vetëm shifra, por shpresë dhe mundësi reale për qytetarët.

Advertisement
Exit mobile version