Site icon Tetova Expres

Është shuar zjarri në rajonin e Bllacës! Në Dojran po intervenohet me helikopter ndërsa në Makedonski Brod do të përdoret “air tractor”

Nga Qendra për Menaxhim me Kriza njoftojnë se aktive janë 7 vatra të zjarrit në Maqedoni, përcjell TV21. Janë lokalizuar dy vatra, ndërsa janë shuar 22 zjarre, përfshi zjarrin në rajonin e Bllacës, respektivisht në komunën e Çuçer Sandevës. Ndërkaq, Stojançe Angelov, drejtori i Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim, bëri të ditur se tani po shuhen zjarre në Dojran, mbi fshatin Nikoliç, dhe në Makedonski Brod, mbi fabrikën Samokov.

“Po veprojmë me helikopter mbi këtë zjarr, i cili po zhvillohet në terren të pjerrët. Prandaj po e përdorim helikopterin, i cili me fluturime të shkurtra e godet në mënyrë mjaft efikase zjarrin, i cili ka vetëm një krah aktiv. Aty janë zjarrfikësit nga Gjevgjelia dhe Vallandova, si dhe nga Dojrani. Vlerësimi im është se në orët në vijim zjarri do të vihet nën kontroll. Përveç këtij, kemi edhe një zjarr tjetër aktiv dhe të pakëndshëm, që mund ta vlerësoj si më të vështirin, është zjarri në Makedonski Brod mbi fabrikën Samokov. Sot do të veprojë avioni ‘air tractor’, dhe besoj se edhe ky zjarr do të vihet plotësisht nën kontroll”, tha Angelov.

Pjesë e njoftimit nga nga QMK:

ZJARRE AKTIVE: 7

  1. Komuna e Makedonski Brod 1: Ndërmjet fshatrave Creshnevë, Lokvicë dhe Slatinë (pyll me dushk të degraduar dhe shkurre);
  2. Komuna e Makedonski Brod 2: Fshati Samokovë (material i lehtë djegës i kapluar nga zjarri);
  3. Komuna e Çashkë: Nën Solunska Glava, mes vendeve të quajtura Burimet e Babunës dhe Gropa e Babës (vetëm tym në pjesë shkëmbore, zjarr pyjor);
  4. Komuna e Çuçer Sandevë 1: Ndërmjet fshatrave Bllacë dhe Çuçer (pyll i përzier dhe vegjetacion i ulët);
  5. Komuna e Butelit: Fshati Lubancë (vegjetacion i ulët);
  6. Komuna e Dojranit: Fshati Nikoliç (pyll me dru të ulët);
  7. Komuna e Kavadarit: Fshati Krushevicë (vegjetacion i ulët);
Exit mobile version