Ndërtimi i dy objekteve shkollore, ndërtimi i objektit të komunës së Tetovës si dhe vazhdimi i bulevardeve deri në përfundimin e tyre. Këto janë projektimet e planit zhvillimor komunal për katër vitet e ardhshme që u votuan sot nga këshilli komunal i Tetovës.
“Bëhet fjalë gjithashtu edhe për kofinancim të projekteve të cilat do të realizohen me të ashtu quajturën kredi holandeze, por për komunat do jenë si grant, me çrast komuna e Tetovës, ka paraparë që, nëse, ofertat e operatorëve ekonomik janë më të larta nga financimi i Qeverisë, pjesën e mbetur ta mbuljoë komuna e Tetovës. Pra fjala është për një vlerë investimesh kapitale në infrastrukturën e komunës në një vlerë që tejkalon mbi 18 milion euro, me çka 11 janë financim nga Qeveria ndërsa pjesa tjetër mbulohet nga komuna e Tetovës”, deklaroi Bilall Kasami. Kryetar i komunës së Tetovës.
Sipas Kasamit, fokusi kryesor i investimit në katër vitet e ardhshme në kuadër të programit zhvillimor, do të jetë ndërtimi i dy shkollave të mesme.
“Në kuadër të këtyre projekteve, është ndërtimi i dy shkollave për “& Marsin” dhe shkollës Tekstile. Ndërtimi i objektit të komunës së Tetovës këtu ku ishin barakat e inspektoratit, dhe vazhdimi i bulevardit Bato nga Kazerma deri në Poroj. Është edhe rreth rruga qarkore në kodër të Diellit dhe dy kanalizime që janë fokusi kryesor i komunës së Tetovës”, tha Bilall Kasami. Kryetar i komunës së Tetovës.
Ndryshe, në Seancën e sotme u dha dritë jeshile edhe për përfundimin e Bulevardit tek kazerma e qytetit, i cili për më shumë se dhjetë vite ka mbetur pa asfaltuar shkaku i mos arritjes së pajtimit me disa banorë për rrënimin e objekteve të tyre.