Me 461 vota pro, 121 kundër dhe 107 abstenime, Parlamenti Evropian miratoi sot Raportin e Progresit për Maqedoninë për vitin 2023 dhe 2024, të përgatitur nga raportuesi special Thomas Weitz, një eurodeputet austriak.
Dokumenti mbulon reformat dhe sfidat kryesore të vendit në rrugën e tij drejt Bashkimit Europian, por vëmendja e publikut u tërhoq nga fakti se në formën e tij përfundimtare, të gjitha referencat specifike për “gjuhën dhe identitetin maqedonas”, të cilat ishin të pranishme më parë në versionin draft, janë hequr.