Site icon Tetova Expres

RMV, tre raste të reja me HIV dhe AIDS të regjistruara në qershor, një person ka vdekur

Gjatë muajit qershor, u raportuan 2 raste të konfirmuara me HIV dhe një rast me AIDS, të tre rastet ishin meshkuj, shkruan në buletinin e ri mujor të sëmundjeve infektive të publikuar nga Instituti i Shëndetit Publik (ISHP).

“Nga rastet e reja, dy i përkasin grupmoshës 30-34 vjeç dhe një rast grupmoshës 60-64 vjeç. Është regjistruar një vdekje nga AIDS.”, thuhet në buletin.

Sipas të dhënave ekzistuese të rasteve të raportuara (që nga 30 qershori), numri kumulativ i personave të regjistruar me HIV/AIDS në Republikën e Maqedonisë së Veriut, për periudhën 1987–2025, është 709, edhe atë: 136 persona kanë vdekur, dhe 569 persona jetojnë me HIV/AIDS (4 persona kanë një rezultat të panjohur).

“Në grupin e infeksioneve seksualisht të transmetueshme dhe të gjakut (duke përjashtuar HIV/AIDS), u regjistruan 8 persona të infektuar, duke përfshirë 4 raste të Hepatitit B viral, 3 infeksione nga klamidia dhe një rast me gonorre”, shtohet në buletin.

Kujtojmë se, numri i pacientëve HIV pozitiv në Maqedoninë e Veriut është në rritje e sipër, derisa buxheti për ilaçe dhe parandalim po zvogëlohet. Për këtë arsye, pati edhe reagim, në fund të vitit të kaluar (2024) nga shoqata “Së bashku më të fortë”, në emër të 13 organizatave të shoqërisë civile dhe Kryqit të Kuq të Republikës së Maqedonisë së Veriut, si pjesë e Platformës së organizatave të shoqërisë civile që zbatojnë shërbime për parandalimin e HIV-it, i dërguan letër kryeministrit Hristijan Mickoski si dhe ministrisë së Shëndetësisë. Në reagim patën theksuar zvogëlimin e buxhetit për 10 milionë denarë në krahasim me buxhetin e vitit paraprak për këtë qëllim.

Advertisement
Exit mobile version