Sot rreth orës 10:55 në Spitalin e Qytetit është sjellë pa shenja jete 49-vjeçari Agim Muharremi nga Batinca, me dy plagë në gjoks të shkaktuara nga armë zjarri. Viktima ka qenë pjesëtar i Armatës së Maqedonisë së Veriut. Mjekët tentuan reanimim, por konstatuan se ai kishte ndërruar jetë para mbërritjes. Hetimet për rrethanat e ngjarjes janë në zhvillim.
Agim Muharremi 49-vjeçari është i vrari në Batincë – ishte pjesëtar i Armatës së Maqedonisë së Veriut
