Site icon Tetova Expres

Tetovë, u arrestua një person, i vuri flakën barit të thatë

Mbrëmë pranë një pompe benzine në Tetovë, oficerë policie nga Departamenti i Policisë së Tetovës privuan nga liria S.S. (74) nga fshati Reçicë e Vogël, rajoni i Tetovës, transmeton Portalb.mk. 

“Rreth orës 20:00, ai po kryente punë bujqësore në arën e tij në Tetovë dhe duke punuar, i vuri flakën barit të thatë dhe mbeturinave në tre vende në arë. Menjëherë pas marrjes së njoftimit, oficerët e policisë nxituan në vendngjarje dhe e privuan S.S. nga liria dhe zjarri u shua nga Shërbimi i Zjarrfikësve dhe Shpëtimit i Tetovës”, thuhet në njoftimin e MPB.  

Pas dokumentimit të rastit, kundër S.S. do të ngrihet kallëzim penal sipas nenit 288 të Kodit Penal, “shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”.

Qendra për Menaxhim me Kriza pa ndërprerë u bën thirrje qytetarëve për kujdes të shtuar dhe sjellje të përgjegjshme, veçanërisht në kushte të temperaturave të larta dhe motit të thatë, me qëllim të parandalimit të zjarreve të mëtejshme dhe mbrojtjes së mjedisit jetësor.  

QMK ka njoftuar se deri në orën 7:30 të mëngjesit të sotëm, janë regjistruar gjithsej 38 zjarre në të gjithë vendin, nga të cilat shtatë janë aktive, katër nën kontroll dhe 27 u shuan.

Advertisement
Exit mobile version