Site icon Tetova Expres

Gjykimi kundër ish drejtorit të Onkologjisë, Vasev dhe tre onkologëve është shtyrë për 5 shtator

Në Gjykatën Themelore Penale Shkup sot duhet të fillojë gjykimi kundër ish drejtorit të Klinikës së Onkologjisë, Nino Vasev dhe tre mjekëve onkologë për mjekim të pandërgjegjshëm të pacientëve.

I akuzuari i parë, Vasev si drejtor i Klinikës, në bashkëveprim me mjek tjetër të repartit të njëjtë, akuzohet se ka kryer “vepra të rënda kundër shëndetit të njerëzve dhe mjekim të pandërgjegjshëm të të sëmurëve”.

Në aktakuzë thuhet se ekspertiza mjekësore ka përcaktuar se te 29 pacientë, i akuzuari i parë ka zbatuar një metodë trajtimi padyshim të papërshtatshme dhe, në kundërshtim me udhëzimet aktuale onkologjike, me devijime në dozë dhe në fazën e trajtimit, ka dhënë ilaçe nga gjenerata të reja të barnave të synuara dhe imunoterapike, duke dëmtuar rëndë shëndetin e pacientëve. Në disa raste, kjo është bërë e mundur nga e akuzuara e dytë, e cila i ka vënë në dispozicion atij faksimilen e saj me të cilin ai miratoi dhe përshkroi terapinë dhe emrin e përdoruesit dhe fjalëkalimin e saj me të cilët ai rinovoi terapinë në sistemin HIS të Institucionit Publik Shëndetësor Klinika Universitare për Onkologji dhe Radioterapi.

Dy mjekët e tjerë akuzohen për veprën themelore penale “mjekim pandërgjegjshëm i të sëmurëve”, e kryer si vepër e vazhdueshme penale.

Exit mobile version