Të shtëna të reja shqetësuan këtë mëngjes banorët e Batincës, mëson “Skopje1”. Një person është plagosur dhe është dërguar në spital.
Detaje të tjera për rastin ende nuk dihen, përfshirë nëse personi që ka qëlluar është arrestuar. Vitin e kaluar, në këtë fshat ndodhi edhe një vrasje.
Pas hetimeve në vendin e ngjarjes, priten më shumë informacione nga MPB.