Site icon Tetova Expres

TENIS: ANISIMOVA- SWIATEK NË FINALEN E MADHE TË WIMBLEDON

Në  finalen e madhe  të  grand slam-it Wimbledon në kategorinë e femrave   përballen amerikania Amanda Anisimova dhe polakja Iga Swiatek. Finalja zhvillohet të shtunën në ora 17:00

 Tenistja amerikane Amanda Anisimova dhe ajo polake Iga Swiatek janë dy finalistet e grand slami-it i tenisit të Wimbledon, në kategorinë e  femrave , që është eventi më i rëndësishëm i fushave me bar, që po zhvillohet në Londër.

Iga Swiatek e cila  është  5 herë fituese në grand slam dhe ate  4 herë  në Roland Garros dhe 1 herë në US OPEN, ndërsa  për here të parë  arrin  në finale  të Wimbledon , në  gjysmëfinale mundi  zviceranen Belinda Bençiç me rezultatin  2-0 në sete  6-2 dhe 6-0.

Iga Swiatek në  finalen e madhe do të përballet me amerikanen Amanda Anisimova e cila në gjysmëfinale mundi bjellorusen Arina Sabalenka me rezultatin 2-1  në sete 6-4, 4-6  dhe  6-4

 Ndeshja finale në kategorinë e femrave  mes polakes Iga Swiaek dhe amerikanes Amanda Anisimova do të zhvillohet të  shtunën me fillim në ora  17:00

Advertisement
 
SHABAN SINANI – TV KOHA

Exit mobile version