Në raundin e pare të garave në Konferencë Ligë skuadrat tre nga Maqedonia e Veriut kanë shënuar rezultate të ndryshme derisa Vardari në Shkup mundi La Fiorita 3-0, Sileksi pësoi në Tuz nga Deçiqi 2-0, ndërsa Rabotniçki pësoi nga ekipi bjellorus Zhodino 3-0
Klubi i futbollit Vardari si fitues i Kupës së Maqedonisë, mbrëmë në arenën ‘’Todor Proeski’’ në Shkup para një nunëri shumë të vogël të tifozëve të pranishëm shënoi fitore të sigurt kundër ekipit La Fiorita nga San Marino me rezultatin 3-0 , ndërsa autor të golave ishin Omeragiq, Drudi autogol dhe Mato. Ndeshja kthyese në të cilën Vardari ka epërsi të mjaftueshme për të kaluar në raundin tjetër do të zhvillohet më 17 korrik, në “San Marino Stadium” në Serravalle me fillim në ora 21:00.
Në stadiumin “Haladás Sportkomplexum” në Szombathely, skuadra bjelloruse Zhodino mundi ekipin e Rabotniçkit nga Shkupi me rezultatin 3-0 me çka me një këmbë janë në raundin e dytë ;Ndeshja kthyese Rabotniçki – Zhodino zhvillohet më 17 korrik me fillim në ora 18:00.
Disfatë në raundin e parë ka pësuar edhe Sileksi nga Deçiqi e Tuzit të Malit Zi , ku Deçiqi ka marrë një fitore të rëndësishme në ndeshjen e parë të raundit të parë kualifikues në Ligën e Konferencës, duke mposhtur skuadrën e Sileksit me rezultat 2-0.Takimi u zhvillua në stadiumin ‘BESA’ në Tuz, ku për herë të parë Deçiqi zhvillua një ndeshje ndërkombëtare në terrenin e vet.
Autor të golave ishin Andrej Bajoviç i cili hapi serinë e golave në minutën e 39-të, ndërsa në pjesën e dytë shënoi Ibrahima Ndiaye me çka vulosi epilogun e kësaj ndeshje. Kujtojmë se skuadra e Sileksit nga minuta e 50-të luajti me jjë lojtar më pak pasi Mirçevsku u ndëshkua me kartonë të kuq.
Ndeshja e kthimit do të zhvillohet pas një jave në Maqedoninë e Veriut, ku Deçiq do të kërkojë të konfirmojë kalimin në fazën e radhës.