Në finale të grand slam të tenist në barë Wimbledon 2025 në Londër do të përballen spanjolli Carlos Alcaraz dhe ai Italian Jannik Sinner të dielën në ora 17:00
Tenisti spanjoll Carlos Alcaraz dhe ai Italian Jannik Sinner do të përballen në finalen e madhe të grand slam-it të tenisit në barë Wimbledon 2025.
Në gjysmëfinale me një lojë të shkëlqyeshme spanjolli Carlos Alcaraz mundi amerikanin Taylor Fritz me rezultatin 3-1 në sete 6-4, 5-7, 6-3 dhe 7-6. Kështu që tenisti spanjoll do të synojë të mbrojë titullin e fituar në edicionin e vitit 2024.
Në gjysmëfinalen tjetër tenisti italian Jannik Sinner shkatërroi serbin Novak Djokoviq duke mundur 3-0 në sete 6-3, 6-4 dhe 6-4. Sinner e dominoi ndeshjen në çdo aspekt dhe me merritë të madhe sërish kualifikohet në finalen e madhe të këtij grand slam. Sinner dhe Alcaraz përballen sërish në finalen enjë gran slam vetëm një muaj pas duelit të tyre në Roland Garros dhe me të drejt pritet një finale spektakolare. Ndeshja finale Carlos Alcaraz – Jannik Sinner luhet nesër me fillim në ora 17:00