Site icon Tetova Expres

CHELSEA SHPALLET KAMPION BOTE PËR KLUBE

 Me  fitoren  kundër  ekipit Paris  Saint-Germain me rezultatin 3-0, skuadra  angleze  Chelsea  u  shpall  kampion  bote  për  klube  ne kompeticionine  organizuar nga  FIFA  që  u  mbajtë në shtetet e Bashkuara të amerikë. Trofeun  ekipit  kampionë  ia  dorëzuan  presidenti amerikan  Donald TRamp  së bashku me presidentin e FIFA-s  Gianni  Infantino

 Në një mbrëmje elektrizuese në stadiumin MetLife në Nju Jersey, Chelsea arriti një fitore të jashtëzakonshme 3-0 kundër Paris Saint-Germain (PSG) në finalen e Kupës së Botës për Klube që  organizohet  nga  FIFA  dhe është  kompeticioni i parë i këtij lloji me formatin e zgjeruar me 32 skuadra.

Kjo fitore erdhi si një surprizë e madhe, duke pasur parasysh formën e frikshme të PSG-së, e cila kishte shkatërroi Real Madridin me rezultatin 4-0 në gjysmëfinale, duke u konsideruar si ekipi favorit për të ngritur trofeun. Por në fushë, Chelsea, nën drejtimin e trajnerit Enzo Maresca, tregoi një lojë të disiplinuar dhe sulmuese, duke e kthyer parashikimin në një iluzion.

 Autor të  golave  për  skuadrën angleze  ishin Cole Palmer, ylli anglez, i  cili u bë protagonist absolut me dy gola të shënuar në minutat 22 dhe 30, duke i dhënë Chelsea-t një avantazh të qartë. Ndërsa João Pedro, me një gol të bukur në minutën 43, vulosi fitoren 3-0 para pushimit të pjesës së parë, duke lënë PSG-në të pafuqishme.

Pas ndeshjes, Trump dhe presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino, ndanë medaljet për lojtarët e Chelseat.  Presidenti Trump ndau po ashtu kupën e kampionit për kapitenin e Chelseat. 

Advertisement

Por pasi ndau kupën, Donald Trump nuk u largua nga skena siç bëhet zakonisht nga personalitetet që dorëzojnë trofeun. Ai mbeti në skenë dhe festoi bashkë me lojtarët e Chelseat. 

Infantino është munduar t’i tregojë se duhet të largohet, por ndërkohë është kthyer dhe ka qëndruar me Trumpin në skenën që ishte për lojtarët e Chelseat. Kapiteni i Chelseat Recee James mbeti i befasuar me veprimin e Trumpit, e sidomos Cole Palmer.

 

SHABAN SINANI – TV KOHA

Advertisement
Exit mobile version