Site icon Tetova Expres

Diskutim për rekomandimet e BE-së për konfiskim dhe menaxhim me pronën e përfituar nga krimi

 Konventa nacionale e Bashkimit Evropian në Maqedoni të Veriut sot do të jetë nikoqir i sesionit të 17-të të Grupit punues 4 – Drejtësi, liri dhe siguri (Kapitulli 24) në organizim të Lëvizjes evropiane. Tema e ngjarjes është “Efikasiteti i përgjigjes institucionale në Republikën e Maqedonisë së Veriut ndaj rekomandimeve të BE-së për konfiskim dhe menaxhim të pronës së përfituar nga krimi”.

Siç informoi Lëvizja evropiane në Republikën e Maqedonisë së Veriut, dialogu do të përqendrohet në çështjet dhe sfidat kryesore në procesin e harmonizimit të legjislacionit të Maqedonisë me standardet evropiane lidhur me ngrirjen, konfiskimin dhe menaxhimin e pasurive të fituara në mënyrë të paligjshme, zbulimin e boshllëqeve ligjore dhe dobësive sistemike që pengojnë zbatimin e tyre efektiv, si dhe koordinimin ndërinstitucional dhe ndërkufitar në monitorimin dhe shkëmbimin e të dhënave mbi pasuritë që lidhen me krimin e organizuar.

Siç është paralajmëruar, në Klubin e deputetëve fjalim do të mbajnë drejtori i Drejtorisë për polici financiare, Sllobodan Ivanovski dhe drejtoresha e Agjencisë për menaxhim me pronë të sekuestruar, Irena Ilievska.

Exit mobile version