Gjatë muajit maj të vitit 2025 janë dhënë 469 leje ndërtimi, që është për 80,4 për qind më shumë krahasuar më muajin e njejtë të vitit paraprak, njofton Enti Shtetëror i Statistikës.
Në rajonin e Pollogut janë dhënë më tepër leje për ndërtim, 146, pas çka pasojnë Rajoni i Shkupit, 86, Rajoni i Vardarit, 84, Rajoni juglindor, 67, Rajoni jugperëndimor, 32, Rajoni i Pellagonisë, 26, Rajoni lindor, 22. Në Rajonin veriperëndimor ka më pak leje, gjashtë.
Sipas lejeve të dhëna për ndërtim, vlera e paraparë e objekteve është 7.868.401.000 denarë, që është për 34,1 për qind më shumë krahasuar me muajin e njejtë të vitit paraprak.
Numri më i madh i përgjithshëm i lejeve të dhëna për ndërtim, 255 ( 54,4 për qind) janë të destinuara për objektet e ndërtimit të lartë, 110 (23,5 për qind), ndërsa 104 ( 22,2 për qind) për objektet e ndërtimit të ulët. Nga 232 (49,5 për qind) investitorë janë individë fizikë, ndërsa 237 (50,5 për qind) janë subjekte juridike.
Në periudhën raportuese është paraparë ndërtimi i 1.037 banesave, me sipërfaqe të përgjithshme prej 90.813 metër katror. Nga gjithsej numri i apartamenteve, në rajonin e Shkupit janë 441, në rajonin e Pollogut 295, në juglindje dhe në Vardar janë nga 120, në jugperëndim 39.