Nesër me fillim në ora 20:00 në arenën ‘’Todor Proeski’’ në Shkup zhvillohet ndeshja kthyese eliminatore e Ligës së Kampionëve mes Shkëndijës dhe TNS, Takimi i parë në Uells përfundoi me barazim pa gola 0-0
Shkëndija të martën në Shkup luan ndeshjen kthyese me ekipin The Nju Saints nga Uellsi në eliminatoret e Ligës së Kampionëve. Ekipi sot në arenën “Todor Proeski” në Shkup do të zhvillojnë séancën e fundit stërvitore para ndeshjes së nesërme, Kujtojmë se ndeshja e parë në Uells përfundoi me brazimë pa gola 0-0, prandaj kuqezinjtë konsiderohen favorit për të kaluar në raundin e dytë.
‘’Ishte një ndeshje pothuaj se i barabartë me raste nga të dyja anët . Kështu që ne kishim raste më shumë në numër edhe kundërshtari na rrezikoj në disa momente por jam optimist dhe besoj që futbollistët të cilët nesër do të dalin në fushë ato nga fillimi dhe futbollistët që do të inkuadrohen dhe i gjithë grupi janë të përgatitur dhe besoj që do bëjnë paraqitje e cila do na mundësojë që të plasohemi më tej ‘’ deklaroi trajneri Jeton Beqiri
Sa i përket formacionit për ndeshjen kthyese trajneri Beqiri tha se të gjithë lojtarët që janë diskonim janë konkurruese ndërsa për njëmbëdhjetëshin që do zbresë në fushë do vendose para ndeshjes
‘’Zakonisht për formacionin dhe për gjërat taktike vendosim ditën e ndeshjes, duke mbaruar edhe me analiza duke mbaruar edhe gjithçka. Besoj se secili futbollist i Shkëndijës është i gatshëm që të startojë nesër dhe të japi maksimumin . Përmua të jem i sinqertë gjithmonë ndoshta më të rëndësishëm janë futbollistët që janë në bankinë se sa ata që fillojnë nga fillimi. Për shkak se gjithmonë futbollistët të cilët futen gjatë ndeshjes japin një impuls pozitiv ekipit i japin forcë pozitive dhe respekti edhe kur fitojmë ndeshjen edhe kur kemi rezultate të mira, është edhe Besarti dëshmitarë unë gjithmonë faleminderitmet e para i adresoj te futbollistët të cilët futen nga bankina dhe tek ata të cilët nuk janë inkuadruar. Për shkak se të gjithë janë futbollist cilësorë dhe të gjithë me një mënyrë meritojnë që të jenë në formacion’’ tha trajneri Beqiri
Kapiteni Besart Ibraimi pikërisht në vitin 2018 kundër kësaj skuadre në ndeshjen e parë realizoi 4 gola në fitoren e kuqezinjve 5-0, parandej shprehet optimist se edhe kësaj radhe ekipi i tij do t@ia del dhe do të kalon në raundin e dytë
‘’ E rëndësishme është që në ndeshjen e parë e morëm rezultatin që e dëshironim të gjithë së bashku. Tash jemi përgatitur maksimalisht , luajmë në shpi, luajmë në këtë stadium edhe besoj që me përkushtimin e çdo lojtari do të arrijmë rezultatin pozitiv’’ deklaroi kapiteni Besart Ibraimi ‘’
E veçanta e kësaj ndeshje është se në tribunat e stadiumit priten numër i konsiderueshëm i publikut me thekës të veçantë do të ketë udhëtim të organizuar për tifo grupin ‘’Ballistët’’. Ndeshja kthyese Shkëndija – The New Saints, zhvillohet nesër me fillim në ora 20:00, në stadiumin “Todor Proeski” në Shkup, ndërsa drejtësi do të ndaj arbitri nga Kazakistani Sayat Karabaev