Site icon Tetova Expres

TEMPERATURAT: Është shtuar edhe numri i kolapseve në vendet publike

“Është i shtuar edhe numri i kolapseve në vendet publike, vikendin që kaloi kishim 12 kolapse, ku për fat të keq disa prej tyre përfunduan në mënyrë fatale. Është rritur numri i thirrjeve për transporte nëpër spitale ose nga spitalet në shtëpi. Mbrëmë kishte një zjarr ku kishim ekip në vend ngjarje në Zllokuqani kishim diku 13 intervenime nga ana e mjekut tonë, ku tre pacientë përfunduan në spital për fat të mirë më lëndime të lehta…Nga dita e premte e deri sot ndërrim që e morëm ishte diku 198 intervenime, prej të cilave 88 si raste urgjente dhe 112 raste të tipit dy, ku mundet të pret derisa ta merr shërbimin e ndihmës së shpejtë,” tha Rihad Rexhepi, mjek në ndihmë e shpejtë.

Gjatë ditëve përvëluese kur vendin e kishin kapluar disa zjarre, shoferi i ndihmës së shpejtë për shkak të thithjes së tymit, kishte përfunduar në klinikën e toksikologjisë. Ai ka qenë i punësuar me kontratë në vepër.

“Nga ana jonë d.m.th nga stafi kishim kur ditët që pat zjarre në të gjitha anët e Shkupit, një shoferit tonë ju përkeqësua gjendja shëndetësore, përfundoi në spital. Çka është më ironike të themi i njëjti shofer është një kohë të gjatë këtu tek ne gati 10 deri 12 vite, mirëpo është ende me kontratë, d.m.th nuk ka as sigurim as asgjë,” deklaroi Rihad Rexhepi, mjek në ndihmë e shpejtë.

Rastet më të shpeshta të kolapseve, siç sqarojnë nga Ndihma e Shpejtë ndodhin brenda veturave, ndërsa apelojnë që fëmijët mos të lihen gjatë brenda veturave. /alsat.mk

Exit mobile version