Site icon Tetova Expres

Zgjedhjet lokale, Mickoski: Negociatat brenda koalicionit vazhdojnë

Edhe pse lista e kandidatëve për kryetarë komunash duhet të mbyllet plotësisht deri në fund të këtij muaji, deri më tani në më shumë se gjysmën e komunave dihet të paktën një kandidat për kryetar.Lideri i VMRO-DPMNE-së dhe kryeministri Mickoski nuk zbulon se në cilat komuna partnerët e koalicionit VLEN dhe Lëvizjes “Znam”  do të marrin mbështetjen e tyre, por thotë se negociatat brenda partnerëve të koalicionit po vazhdojnë.

“Negociatat me partitë politikë janë në vijim e sipër. Të gjitha partitë politike që janë pjesë e koalicionit tonë të brendshëm janë prioritet i ynë dhe me ato po bisedohet. Presim që koalicioni të vërtetohet, ndërsa më pas do të vazhdojnë negociatat me partnerit e koalicionit qeveritar, që në këto momente mendoj se po zhvillohen në drejtim të shkëlqyer pozitiv.”, – deklaroi kryeministri, Hristijan Mickoski.

VMRO-DPMNE deri më tani ka shpallur 40 nominime, përfshirë edhe për Shkupin me kandidatin Orce Gjeorgjievski.Ndërkohë, LSDM ende nuk ka dalë me emër zyrtar se kush do të jetë kundërkandidati që do t’i matë forcat për qytetin e Shkupit me Gjeorgjievskin. Deri më tani, partia opozitare LSDM ka zbuluar 30 emra. LSDM përsëri po i nominon kryetarët aktualë të komunave në Qendër, Krushevë, Kriva Pallankë dhe Çuçer Sandevë.Partitë nga blloku politik shqiptar ende po bëjnë përllogaritjet e fundit, matin vlerësimet dhe negociojnë bashkëpunime. LSDM ka bërë të ditur se në komuna me shumicë shqiptare nuk do të garojnë.Dy kandidatë të pavarur kanë shpallur gjithashtu kandidaturat e tyre – kryetari aktual i Koçanit, Venko Kërstevski, dhe biznesmeni Mendi Qyra në Strugë.Bilall Kasami nga VLEN-i së fundmi ka deklaruar se është i gatshëm të garojë edhe për një mandat tjetër për komunën e Tetovës.Sipas tij, në bazë të rezultateve të anketave, gjasat janë të mëdha që në Kërçovë VLEN-i të nxjerrë si kandidat Fatmir Limanin, ndërsa janë duke e shqyrtuar mundësinë për të përkrahur kandidaturën e pavarur të Visar Ademit për në Gostivar.Sipas tij, deri në fund të muajit korrik duhet të jenë gati rezultatet e anketave dhe pastaj do të publikohen emrat e kandidatëve me të cilët VLEN-i do të garojë në zgjedhjet lokale.Raundi i parë i votimit edhe pse nuk është konfirmuar akoma, ka gjasa të zhvillohet më 19 tetor. Kryetari i Kuvendit Gashi do t’i shpallë zgjedhjet vendore më 8 gusht.

 

 

Advertisement
Exit mobile version