U mbajt “Puhizë në vargje”, një orë letrare në kuadër të Verës Kulturore Tetovare, “Tetova në festë” e organizuar nga Shoqata e Shkrimtarëve “Oeneum” dhe nikoqirët e verës kulturore Komuna e Tetovës Të pranishëm ishin poet nga Tetova, Gostivari dhe Shkupi, miq të Oeneumit, por edhe miq të Tetovës, të cilët lexuan poezitë e tyre autoriale dhe zhvilluan diskutime për sfidat e poezisë në kohët e sotme. Kjo ishte një mundësi që Tetovës sonë t’i dhurojmë më shumë ngjyra arti dhe frymë poetike. Sadije Aliti kryetare e Shoqatës së Shkrimtarëve Oeneum, theksoi se është viti i nëntë me rradhë që Shoqata e Shkrimtarëve Oeneum është pjesë e manifestimeve kulturore verore, duke faleminderuar të pranishmit, që edhe në ditë të diele, sakrifikojnë kohën e tyre për aktivitete letrare, pasi poezia është një dashuri e një sakrificë.
Fjalë përshëndetëse kishte edhe Besarta Ramadani, zëdhënëse e Komunës së Tetovës, e cila përcolli përshëndetjet e Kryetarit të Komunës së Tetovës, Bilall Kasami, duke theksuar se Komuna e Tetovës çdo herë është në mbështjetje e përkrahje të veprimtarive letrare e kulturore për të ngritur në një cilësi më të lartë jetën artistike në qytet.
Vargje e tyre peotike i lexuan: Sadije Aliti, Behare Neziri, Ejup Ajdini, Rami Kamberi, Adem Abdullahu, Bajramali Selimi, Muaxher Haruni, Merita Abzazi, Surja Etemi, Sulejman Meazi, Jusufzija Ademi, Mejreme Tushi Kajolli, Leme Ameti, Azra Alija, Merita Emurllai, Emira Ibishi, Bejza Isaki, e të tjerë.