Site icon Tetova Expres

Promovohet libri “Rrugëtim në artin e veçantë”

Sot, në ambientet e ish Radio Tetovës u promovua libri “Rrugëtim në artin e veçantë” i autorit Zeqir Memeti. Nëpërmjet punës së tij, autori ka sjellë një dimension të veçantë artistik, duke shënuar figura, qytete dhe monumente që mbartin mesazhe të forta kulturore. Edhe ky aktivitet është në kuadër të manifestimeve Vera Kulturore Tetovare. Autori Zeqir Memeti tashmë një kohë të gjatë merret me artin e veçantë duke pikturuar përmes gjilpërave, ndërsa këto punime tashmë janë edhe në librin e tij.

Deklarta Zeqir Memeti

Në ndërkohë, poashtu në hapësirat e ish radio tetovës u mbajt ekspozita “Kinematografi”, që është një ekspozitë faleminderimi për artistët e kinematografisë shqiptare.
“Ekspozita titullohet Kinematografi, është një ekspozitë faleminderimi për artistët e kinematografisë shqiptare dhe ështe gjithashtu edhe një rikujtim për epokën e artë që këta artistë I kanë dhënë shoqërisë tonë. Gjithsej janë 50 piktura të realizuara në stilin Pop Art të cilat janë shpërndarë në ambiente të ndryshme të Radio Tetovës. Në këto piktura janë përfshirë aktorët më në zë të asaj kohe duke përmëndur Robert Ndrenikën, Sandër Prosin, Timo Fllokon, Ndricim Xhepa, Margarita Xhepa, Tinka Kurti dhe një varg akoma më I madh artistësh. Sic e thash janë realizuar në teknikën Pop Art , gjithashtu jam munduar që të ruaj edhe stilin grafik, dhe për të ruajtur identitetin e kinematografisë, imazhet janë realizuar në bardh e zi dhe sfondi ka përbërë një ndërthurje midis modernes dhe të shkuarës ka ngjyra të fuqishme, ngjyra dinamike që bën edhe atë kontrastin e fortë dhe bëhet edhe me tërheqëse për syrin edhe më dinamike si pikturë”. tha Orges Merdani, autor I ekspozitës.
Të dy këta aktivitete janë pjesë e verës kulturore të Tetovës, ndërsa ishin të pranishëm një numër I madh I artdashësve, shkrimtarë dhe mysafirë tjerë. Vera Kulturore në Tetovë, vazhdon edhe me shumë aktivitete tjera kulturore dhe sportive.

Exit mobile version