Shumë qytetarë e shfrytëzojnë fundjavën për të vizituar Ohrin ose Strugën, por ajo që më së shumti po i irriton dhe po shkaton nervozë është pritja e gjatë që bëhet gjatë kthimit në Shkup. Ata ta cilët duhet të kthehen në Shkup, duhet të presin me orë të tëra në hyrje të qytetit të Gostivarit. Edhe atë, jo pse ka ndodhur ndonjë aksident, jo pse ka pasur ndonjë problem, por arsyeaja është banale “semafori i famshëm i Gostivarit”, shkruan “Zhurnal.mk”.
Në hyrje të qytetit të Gostivarit nga ana e Strazhës, është një semafor që “koordinon” kolonat e makinave që vijnë nga Kërçova, Ohri e Struga me veturat që duhet të hyjnë në qytet nga fshatrat dhe lagjet për rreth të Gostivarit.
Ky absuditet në vetvete, i bën që turistët dhe qytetarët të presin me orë që të kalojnë nëpër austradën e Gostivarit dhe të lidhen drejt Tetovës e Shkupit!
Një problematikë e tillë ekziston gati se me vite, dhe askush deri më tani nuk u kujtua të gjejë një zgjidhje. Kur bota po shkon në hënë, në Gostivar nuk gjejnë zgjidhje për një semafor! Turp e gazi i botës që kur kalon andej, nuk di njëriu a të qajë apo të “zgërdhihet” me paaftësinë e këtij shteti.
Policia e Gostivarit sikur nuk e çan kokën për këtë siklet të qytetarëve, duket sikur rri anash e shikon seir dhe “gëzohet” që edhe në Gostiavar po bëhet trafik!
Më e pakta që mund të bëjë SPB e Gostivarit është që të nxjerrë disa policë aty dhe të mbaj rend. T’iu jap prioritet veturave që vijnë nga autostrada dhe të gjejë zgjidhje për veturat që lidhen nga fshatrat për rreth.
Krejt tek e fundit, zgjidhja më ideale do të ishte që të bëhej një rrethrrotullim, ku “semafori i famshëm” nuk do të ngarkonte edhe më shumë trafikun se sa të gjente zgjidhje.
SPB e Gostivarit bashkë me institucionet përkatëse duhet urgejntisht që të zgjidhin kaosin që po bëhet në pikën e semaforit, e cila lidhë kalimtarët për rrugën Strugë-Ohër dhe anasjelltas. Kjo kolonë po revolton shumë turistët nga jashtë, por edhe kalimtarët e vendit. Kjo është një turp për një shtet i cili këtë problem e ka ndërvite dhe nuk po arrin të gjej një zgjidhje.
Për pasojë, shumë shoferë rrezikojnë jetën e tyre dhe të tjerëve për rreth, duke u munduar që të arrijnë sa më shpejt në destinacion, ata futen në parakalime të rrezikshme dhe shpeshherë ndodhin askidente. Kjo pikë njihet edhe si pikë e vdekjes, pikërisht për faktin se nervozizmi në pritjet në kolonë, i bën shoferët të padurueshëm.
Një zgjidhje tjetër që praktikohet në të gjithë botën është edhe shmangia e kamionëve me peshë të rëndë nga trafiku. Nëse i shef kolonat, bashkë me veturat presin edhe kamionë që bartin pesha të rënda, e kjo edhe më shumë e ngarkon dhe e rritë rrezikun në trafik. Policia duhet të vendos rregull se kur mund të qarkullojnë këto kamionë. Zakonisht nëpër gjithë vendet e botës, kamionët e tillë kanë leje të kalojnë rrugën gjatë orëve të mbrëmjes, kur ka më pak vetura në qarkullim.
Në fund të fundit, policia e Gostivarit duhet të ketë përgjegjësi për këtë kaos, për gjithë ato jetë të humbura, për gjithë atë pasqyrë të keqe që ia japin turizmit në Maqedoninë e Veriut. Andaj, urgejntisht, sidomos gjatë sezonit të verës apo gjatë vikendeve, organet përgjegjëse në Gostivar bashkë me policinë të dalin e të marrin masat e nevojshme “semaforin ta çojnë në muze” e të vendosin një rreth rrotullim të thjeshtë, dhe të vendosin policë që do ta koordinojnë këtë rrëmujë!, shkruan “Zhurnal.mk”.