Kryetari i Komunës së Gostivarit, Valbon Limani, ka hapur sonte edicionin e pestë të Festivalit Folklorik Ndërkombëtar “Rudina Fest”, një ngjarje e cila ka ndihmuar në promovimin e trashëgimisë kulturore dhe krijimin e lidhjeve ndërkombëtare mes komunitetit të Gostivarit dhe ansambleve artistike nga e gjithë bota.
Ky festival, i cili do të zhvillohet në periudhën 20-23 korrik 2025, do të sjellë në Gostivar ansamble folklorike dhe grupe artistike nga shtete të ndryshme, duke promovuar vlerat dhe traditat kulturore të rajonit dhe më gjerë. Festivali iso sonte nga Çegrani, ndërsa netët finale do të mbahen në qendrën e Gostivarit më 22 dhe 23 korrik.
Këtë vit, “Rudina Fest” do të ketë pjesëmarrës nga shtetet:
Spanja
Kroacia
Bosnja dhe Hercegovina
Shqipëria
Kosova
Maqedonia e Veriut
Në fjalimin e tij, Kryetari Valbon Limani theksoi rëndësinë e këtij festivali për promovimin e kulturës dhe turizmit në komunën e Gostivarit, duke ftuar të gjithë qytetarët dhe vizitorët e tjerë të marrin pjesë në këtë ngjarje të veçantë dhe të shijojnë magjinë e folklorit ndërkombëtar.
“Festivalet si ‘Rudina Fest’ janë mundësi të jashtëzakonshme për të njohur traditat e popujve të ndryshëm dhe për të krijuar një atmosferë harmonike dhe bashkëpunuese mes komunitetit tonë dhe të huajve. Ky event është një mundësi për të pasur një verë të paharrueshme në Gostivar, ku kultura, muzika dhe vallja janë në qendër të çdo momenti,” tha Limani.
Pjesëmarrësit kishin mundësinë të shijojnë performanca të ndryshme muzikore, valle tradicionale dhe aktivitete kulturore, duke u bërë pjesë e një festimi të madh përmes artit dhe kulturës.
Zgjidh Gostivarin, sepse në Gostivar vera është