Shkëndija shënoi fitore minimale 1:0 kundër Steauas, me golin e Alhasan, në ndeshjen e parë të raundit eliminatore të UEFA Liga e Kampionëve. Ndeshja kaloi në një atmosferë impozante të cilën e krijuan mbi 6 mijë tifozë të pranishëm në tribunat. Ndeshja e kthimit luhet pas një jave në Bukuresht.
Shkëndija e Tetovës vazhdon të shkëlqejë në arenën evropiane, mbrëmë në ndeshjen e parë të raundit të dytë eliminator të Ligës së Kampionëve,në një atmosferë impozante që krijuan mbi 6 mijë tifozë të pranishëm , shënoi një fitore të rëndësishme 1:0 ndaj gjigantit rumun, Steaua të Bukureshtit.
Pjesa e parë e takimit u karakterizua me disa raste për të shënuar nga të dyja , por konkretizime, duke e mbyllur pjesën e parë gola.
Në pjesën e dytë, Shkëndija ishte skuadra që dominoi në teren të gjelbëri duke krijuar disa raste të qind për qindta dhe përpjekjet e tyre u shpërblyen në minutën e 65-të, kur Alhassan realizoi gol , duke i dhënë epërsinë skuadrës vendase. Kjo ndeshje u karakterizua edhe me faktin se arbitri ndëshkoi me karton të kuq Kamer Qakën e Shkëndijë dhe Florin Tanase të Steauas. Fitorja e mbrëmshme edhe pse minimale është një motivim i madh për futbollistët tetovar për ndeshjen kthyese që do të luhet pas një jave në Bukuresht. Trajner Jeton Beqiri, pas ndeshjes u shprehë i kënaqur me fitoren dhe lojën e ekipit të tij.
“Jam i kënaqur me paraqitjen e futbollistëve. Ishte një ndeshje me një kundërshtar që është favorit, me një kundërshtar që ne e respektojmë dhe do të vazhdojmë ta respektojmë. Për mua më e rëndësishme është që futbollistët e kuptuan se mund të mundim edhe një skuadër të madhe, me traditë shumë të madhe dhe me një histori të jashtëzakonshme. Por, është një fitore, kemi edhe ndeshjen e kthimit, ne duhet të qetësohemi, të bëjmë analizën dhe të përgatitemi sa më mirë të jetë e mundshme për ndeshjen e kthimit në Bukuresht pas një jave,” deklaroi trajneri Jeton Beqiri
Sa i përket kartonit të kuq me të cilin u ndëshkua futbollisti Kamer Qaka , trajneri Beqiri tha se kemi humbë një futbollist por duhet të përgatitemi maksimalisht për ndeshjen kthyese
“Është një ndeshje ku ne humbëm një nga futbollistët, por edhe kundërshtari humbi një futbollist të rëndësishëm nga ekipi i vet. Për mua e rëndësishme është që të pushohet mirë, të bëhet një rikuperim i mirë, të mblidhen forcat, të bëhet një analizë dhe të mundohemi që në Bukuresht pas një jave të japim maksimumin. Besoj se nëse jemi të disiplinuar, nëse vrapojmë shumë dhe nëse arrijmë që disa nga rastet të cilat do të na paraqiten, ti shfrytëzojmë, atëherë jam i mendimit se do të kemi mundësi të mira që të bëjmë ndonjë surprizë.” Tha trajneri Beqiri