Shkëndija sot në Tetovë nga ora 18:00 ndeshet me Rabotniçkin, një takim ku do të luajnë lojtarë me pas ose aspak minuta deri tani.
Pa kaluar 24 orë nga fitorja emocionale 1:0 ndaj kampionëve të Rumanisë, FCSB, trajneri Jeton Beqiri ka planifikuar një test kontrollues ndaj Rabotniçkit të Shkupit.
Qëllimi i kësaj miqësoreje është t’u jepet hapësirë loje futbollistëve që kanë pasur më pak minuta ose nuk janë aktivizuar fare në ndeshjen e mbrëmshme. Titullarët dhe ata që u inkuadruan kundër FCSB-së ndjekin program rikuperimi, ndërsa pjesa tjetër e grupit do të luajë në këtë duel testues.
Rabotniçki, kundërshtari i sotëm, këtë verë përfaqësoi Maqedoninë e Veriut në arenën evropiane, por u eliminua në raundin e parë të Conference League nga skuadra bjelloruse Torpedo BelAZ.
Ndeshja kontrolluese Shkëndija-Rabotniçki luhet sot (e mërkurë) prej orës 18:00 në Stadiumin e Qytetit në Tetovë dhe është e hapur për tifozët që duan të ndjekin nga afër skuadrën.