Site icon Tetova Expres

Andonovski: Janë mbyllur edhe 42 faqe tjera të paligjshme të lojërave të fatit online

Ministri i Transformimit Digjital, Stefan Andonovski, nënshkroi urdhrin e tretë me të cilin ndalohen 42 faqe të reja të lojërave të fatit online, duke mbyllur gjithsej 268 faqe të paligjshme të lojërave të fatit, transmeton Portalb.mk.

“Nuk do të ndalemi, do të vazhdojmë. Kjo është luftë kundër një pandemie të organizatorëve të lojërave të fatit të paligjshme që vjedhin nga qytetarët tanë, nga më të rinjtë, nga të prekshmit. Prandaj, edhe një herë u bëj thirrje bashkëqytetarëve tanë të tërheqin fondet që kanë depozituar në faqet e tilla të lojërave të fatit”, tha Andonovski.

Ai shton më tej se Ligji i ri për Lojërat e Fatit do të trajtojë gjithashtu reklamat dhe keqinterpretimet gjithnjë e më të përhapura të organizatorëve të lojërave të fatit.

Ndryshe, pak ditë më parë Qeveria e miratoi projekt-ligjin për lojërat e fatit.

Exit mobile version