Site icon Tetova Expres

KONFERENCË LIGA: SONTE ZHVILLOHEN NDESHJET RAUNDIT TË DYTË

Sonte  me fillim në ora 20 e 30  në  arenën ‘’Todor Proeski’’ në Shkup përballen     fituesi i Kupës  së Maqedonisë , Vardari  me  skuadrën zvicerane  FC Lozana. Në fushë zbresin edhe  ekipet  e Shqipërisë dhe Kosovës

 Skuadra e  vetme  nga  vendi ynë që përfaqësohet në raundin e dytë në UEFA Liga e Konferencës, ekipi i Vardarit të Shkupit sonte  në arenën ‘’Todor Proeski’’ luanë ndeshjen e parë  kundër ekipit zviceran Lozana . Në pritje  të kësaj ndeshje   mbrëmë  është mbajtur  pres konferencë kua  para  medieve ka  folur trajneri Goce Sedlovski,  i  cili ka thënë se  Kemi një kundërshtar të mirë kundër nesh. Duhet të jemi të vetëdijshëm se na pret një ndeshje e vështirë në këto 90 minuta të para në Shkup. Futbolli zviceran po përparon dhe ata kanë një ligë të fortë. Kemi respekt, por duhet të dalim, të tregojmë karakter. Gjithçka varet nga mënyra se si kundërshtari do të na lejojë të luajmë’’ ka  thënë ai.

Ndeshja  e sotme  Vardari – Lozana  fillon në ora 20 e 30, ndërsa drejtësi do të ndaj arbitri çek  Dominik Stary

Sonte  në  fushë zbret edhe skuadra kosovare, FC Prishtina, e cila do të përballet me ekipin nga Irlanda e Veriut, FC Larne. Sfida do të nisë nga ora 21:00

Në  fushë zbresin edhe Vllaznia e Shkodrës që përballet me ekipin Vikingur me  fillim në ora 20 e 30, Engantia  është mysafire e  Dinamo Minskut, ndërsa Dinamo e  Tiranës është mysafire në  Andorë për tu përballur me  ekipin Atletik Eskaldes

Advertisement

 

 Shaban Sinani – TV Koha
Exit mobile version