Ripërtëritja Demokratike e Maqedonisë (RDM) kundërshton fuqimisht praktikën gjithnjë e më të rrezikshme të shumicës në pushtet, por edhe të opozitës (partive të koalicionit nga qeveria e mëparshme), e cila nga njëra anë ndan miliona euro për organizatat joqeveritare, dhe nga ana tjetër bllokon mekanizmat demokratikë që do t’u mundësonin qytetarëve të kenë pjesëmarrje të vërtetë politike.
“Me miratimin e ribalancimit të Buxhetit të vitit 2025, transfertat për sektorin joqeveritar u rritën nga 26.7 në 34.4 milionë euro, dhe në të njëjtën kohë nuk ka vullnet politik për të ndryshuar Kodin Zgjedhor që do të lejonte pjesëmarrjen e kandidatëve të pavarur në zgjedhjet e ardhshme lokale”, thuhet në deklaratën e RDM-së.
Ne jemi kundër kësaj praktike, ku miliona shpërndahen me njërën dorë, dhe me tjetrën, qytetarët fshihen nga harta e pjesëmarrjes politike”, thonë nga RDM.