Në ndeshjen e raundit të parë në Konferencë Ligë, fitore të rëndësishme ka shënuar Vardari kundër ekipit Lozana, ndërsa fitore kanë regjistruar edhe ekipet shqiptare Egnatia,Dinamo dhe Vllaznia. Prishtina barazon në Irlandën e Veriut, ndërsa Deçiqi humbë në Tuz. Ndeshjet kthyese zhvillohen pas një jave.
Klubi i futbollit Vardari, shënoi fitore të madhe 2-1, kundër skuadrës zvicerane Lozana në ndeshjen e parë të raundit të dytë të UEFA Liga e Konferencave në ndeshjen që u zhvilluan në arenën ‘’Todor Proeski’’ në Shkup para një numri të konsiderueshëm të tifozëve të cilët ishin në përkrahje të ekipit të tyre.
Vardari që nga fillimi i ndeshjes ishte e vendosur që të krijoje epërsi për ndeshjen kthyese që pas një jave do të zhvillohet në Lozan. “Kuqezinjtë” kaluan në epërsi në minutën e dytë shtesë të pjesë së parë me golin që e realizoi Roxhers Mato
Në fillim të pjesës së dytë, mysafirët nga Zvicra arritën të barazojnë rezultatin me golin e bukur që e realizoi Diakite në minutën e 59-të. Pas këtij goli të barazimit skuadra vendase ishte e përkushtuar që me çdo kusht të shënoi golin e fitores dhe pas shumë tentimeve ishte kapiteni Azar Omeragiq i cili gjeti golin e dytë në minutën e 78 që dli të jetë edhe rezultati përfundimtar i takimit 2-1 për Vardarin.
Ndeshja kthyese Lozana – Vardari do të zhvillohet më 31 korrik me fillim në ora 20:45 në stadiumin ‘’Stade de la Tuiliere” të Lozanës.
Tre ekipet shqiptare, Egnatia, Dinamo dhe Vllaznia bënë një mbrëmje të mrekullueshme dje. Të tre ekipet e Superiores arritën të triumfonin në ndeshjet e tyre përkatëse në raundin e dytë të Konference Ligë . Egnatia u kthye me fitore në transfertën me Dinamon në Minsk duke fituar 0-2. Dinamo e Tiranës gjithashtu kthehet me fitore 1-2 nga transferua me Atletic Escaldes në Andorë, ndërsa Vllaznia në ‘’Loro Boriqi’’ në Shkodër me përmbysje mundi Vikingur të Rekjavik të Islandës 2-1.
Skuadra shqiptare Deçiqi në Tuz pësoi disfatë 0-2 nga Rapid Viena, Prishtina kthehet ballëlart nga Irlanda e Veriut,duke luajntur baras 0:0 me Larne.
SHABAN SINANI – TV KOHA