Site icon Tetova Expres

Kolaps në Qafëthanë: 150 automjete të bllokuara në errësirë, shoferët të tërbuar dhe nervozë

Dy kolona të gjata me mbi 150 makina kanë ngecur në pikën kufitare të Qafëthanës për 40 minuta, duke u përpjekur të hyjnë në Maqedoni. Shoferët, të dëshpëruar dhe nervozë, vazhdimisht i bien borive, sikur të shkojnë në dasmë, jo të përpiqen të kalojnë kufirin.

Kaosi mbretëron në terren: nuk ka ndriçim në kryqëzim – asnjë llambë nuk punon, gjë që e bën të gjithë skenën edhe më surreale. “Është sikur ke hyrë në një episod të ‘The Twilight Zone’”, komentoi njëri nga shoferët.

Udhëtarët pyesin: Pse është kaq e vështirë të hysh në vendin tënd? Ndërsa institucionet heshtin, qytetarët përballen me errësirën, ankthin dhe pyetjen – a është kjo vërtet një rrugë evropiane?

Sigurisht, sezoni turistik është në kulmin e tij, por kapacitetet dhe organizimi i shërbimeve kufitare – qartësisht jo. (Infomax.mk)

Exit mobile version