Site icon Tetova Expres

FORMULA 1: PIASTRI TRIUMFON ÇMIMIN E MADH TË BELGJIKËS!

Oscar Piastri mposhti shokun e skuadrës Lando Norris në Formula 1 të dielën, duke fituar Çmimin e Madh të Belgjikës. Leclerc ngjitet në podium  duke e fituar vendin e tretë me Ferrarin.

Piloti i formula 1, Oscar Piastri shkëlqeu në pistën e lagësht të Spa-Francorchamps, duke fituar Çmimin e Madh të Belgjikës dhe duke udhëhequr një tjetër dyshe triumfuese për McLaren, përpara shokut të skuadrës Lando Norris. Një strategji më agresive me goma të mesme i dha australianit avantazhin ndaj Norrisit, i cili zgjodhi gomën e fortë në bokse dhe nuk arriti të rikuperojë ritmin deri në fund të garës.

Për Piastrin, kjo ishte fitorja e gjashtë në 13 gara në sezonin 2025 dhe e teta në karrierë, duke barazuar rekordin personal të Norris dhe të pilotit të Ferrarit, Charles Leclerc. Ky i fundit u ngjit në podium në vendin e tretë, pas një garë inteligjente ku mbrojti pozicionin ndaj Max Verstappen, i cili u detyrua të kënaqej me vendin e katërt.  Një garë të mirë bëri edhe Lewis  Hamilton  që u nisë nga  pozita e  18-të dhe  u  rendit  i  11-ti

Finalja në Spa nisi me një vonesë të gjatë për shkak të shiut të rrëmbyeshëm. Gara u nis pas katër xhirosh pas makinës së sigurisë, me pilotët që përballuan kushte të vështira në një pistë të lagur dhe sfiduese.

Exit mobile version