Propozim-Ligji për shkollat e mesme fetare e kaloi fazën e amendamenteve në Kuvend. Në komisionin amë u lexuan 10 amendamentet e pushtetit dhe 12 të Frontit Evropian. Komisioni i pranoi për përshtatje 11 prej tyre. Deputeti Sali Murat akuzoi pushtetin se ka propozuar ligj që diskriminon bashkësitë fetare. Ministrja e Arsimit, Vesna Janevska tha se kjo çështje është e rregulluar dhe nuk bëhet fjalë për diskriminim. Propozimi zgjidh fatin e mijëra nxënësve të cilëve nuk i janë njohur diplomat nga shkollat fetare. Me ndryshimet që Kuvendi pritet t’i miraton para pushimeve, njihen diplomat e tyre dhe u hapet rruga për t’u regjistruar në universitete. /Alsat.mk
Kuvend, propozim-Ligji për shkollat e mesme fetare e kaloi fazën e amendamenteve
