Site icon Tetova Expres

Në Veshallë mbahet manifestimi “Vatra që na bashkon”

“Vatra që na bashkon”.  Kështu titullohej mnaifestimi që u mbajt dje në fshatin Veshallë të Komunës së Tetovës.  Me këtë rast, është organizuar edhe një program artistik, me këngë dhe valle tradicionale nga Malësia e Tetovës. Kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami me një fjalë rasti e përshëndeti këtë tubim mërgimtarësh. Sipas tij, ky vendbanim jo vetëm që mban gjallë kulturën dhe traditë shqiptare, por akoma më tepër po e ringjall.

E veçanta e manifestimit të këtij viti, që e madhështoi takimin me mërgimtarët ishte zëri i këngëtares Shurte Fejza. Ky manifestim tashmë tradicional organizohet nga banorët e këtij fshati dhe shoqatës së mërgimtarëve Veshalla në Zvicër.

Exit mobile version