Site icon Tetova Expres

Rreth 40.000 pacientë në vend janë të infektuar me hepatit

Rreth 40,000 pacientë në vend janë të infektuar me hepatit, ndërsa mijëra të tjerë janë bartës të kësaj sëmundje por refuzojnë të nisin proceduarat e mjekimit. Ministria e Shëndetësisë dhe klinikat përkatëse vlerësojnë se duke zbatuar metodat moderne diagnostikuese përmes kontrolloce, sëmundjet e mëlçisë do të zbulohen dhe trajtohen në kohën e duhur. Ky është edhe qëllimi i fushatës për ndërgjegjësimin dhe parandalimin e hepatitit viral dhe kancerit të mëlçisë, e cila po zbatohet me rastin e 28 korrikut, Ditës Botërore të Hepatitit.

“Në shtetin tonë jetojnë me mijëra pacientë të cilët janë bartës të hepatitit po të cilët nuk e dinë dhe që nuk kanë qasje në diagnostikim dhe terapi. Si infektolog dhe drejtor I Klinikës Infektiv dhe shërbyes publik apeloj publikisht që investimi në politikat shëndetësore për parandalimin dhe trajtimin e sëmundjeve të hepatitit të jetë primare”, tha Fadil Cana, drejtor I Klinikës Infektive.

“Në fazën e parë kur detektohet një sëmundje më lehtë shërohet edhe më lehtë është për t’u ndjekur dhe më lirë për shtetin. Ministria e Shëndetësisë investimet në shëndetësi nuk i sheh si harxhim por i sheh si investim për të ardhmen me qëllim që qytetarët të kenë një jetë më cilësore, të zbulohen sëmundjet në fazën e parë dhe të trajtohen më lehtë dhe të shërohen më lehtë”, tha Azir Aliu, ministër i Shëndetësisë.

Qytetarët që u testuan në sheshin e qytetit të Shkupit vlerësojnë se aktivitetet e tilla janë mundësia më e shpejt e diagnostikimit të një sëmundje.

“Mbaj llogari për ushqimin, nuk ha shumë yndyrë, më shumë pemë dhe perime, Vlerësoj se kujdesem. Erdha të kontrolloj yndyrën në mëlçi, e bëra incizimin, mjeku tha është në rregull”, u shpreh një qytetare.

Advertisement

“Jam falënderues që rezultati më doli negativ. E përshëndes këtë aksion sepse popullata vështirë vendos të shkoj e të pres radhë në ambulance. Ky është një aksion shumë i mirë. Sikur të ketë aksione të ngjashme, për kontrolle tjera nuk do të ishte keq”, tha një qytetar.

Sipas mjekëve, një numër i madh i pacientëve me hepatit, nëse nuk trajtohen me kohë, zhvillojnë kancer të mëlçisë. Aktualisht, Klinika e Gastroenterohepatologjisë dhe Klinika e Sëmundjeve Infektive kanë terapi për hepatitin kronik C dhe B.

Exit mobile version