Zjarri që para disa ditëve shpërtheu afër Zhelinës, tash është përhapur afër fshatit Cerovë. Prej pasditës së të dielës zjarri është afruar shumë këtij fshati dhe injejti është aktiv. Edhe përkundër se gjatë tërë kohës kanë qenë të angazhuar zjarrfikësit e Tetovës megjithatë për shkak të erës së fuqishme zjarri nuk ka mundur të vihet nën kontroll. Kryetari i Komunës së Zhelinës Blerim Sejdiu tha se zjarri që prej disa ditëve është në rajonin e Zhelinës, kryesisht në Malin e Thatë, vështirë kontrollohet për shkak të terrenit të papërshtatshëm për të intervenuar. Ai tha se pesë me rradhë ëhtë intrevenuar edhe nga ajri por pa patur shumë sukses.
“Në krahasim me ditëne diel, situata është më e mirë gjatë ditës së sotme ( hënë) për shkak se një ditë më parë, për shkak të erës përmasat e këtij zjarri ishin të mëdha. Normal që qytetarët ishin të shqetësuar , ne gjithmonë kemi qenë aty që mos ketë dëm të pasojave të pronave të qytetarëve tanë. Nuk ka ndonjë fshat qe rrezikohet” derklaroi Blerim Sejdiu, kryetar i Komunës së Zhelinës.
Komandanti I njësisë kundër zjarrit Avni Ahmeti thotë kjo njësi nëntë ditë me radhë është duke bërë kujdestari 24 orë në këtë pjesë për të lokalizuar zjarrin ndërsa vetëm gjatë ditës së djeshme ka pasur 20 intervenime në rajon e Tetovës.
“ Për zjarrfikësit e Tetovës sot është e nënta ditë që kanë qenë të stacionuar këtu në Cerovë dhe kanë bërë edhe rotacione , këtu situata momentalisht siç edhe e shihni është qetë falë asaj që u ndal era pasi që kishim një situatë shumë të rënduar dhe fal asaj që u ndal era dhe situate është kjo që është tash. Ky zjarr ka ardhur nga fshati Grupçin që ne patëm në tre pika të njëjta në të njëjtën kohë dihet që aso lloj që zjarret janë të qëllimshme, zjarrfikësit e Tetovës e an patë ditën më të ngarkuar ku kemi pasur mbi 20 zjarr, mbi fshatin Kamjan dhe mbi fshatin Miletinë” deklaroi Komandanti I njësisë kundër zjarrit në Tetovë Avni Ahmeti.
Zjarri në komunën e Zhelinës u ndez të shtunën që kaloi, ndërsa për shkak të erërave të forta i njëjti u përhap edhe në pjesën tjetër të malit ku është edhe fshati Cerovë. Sipas kryetarit të komunës së Zhelinës zjarri është i qëllimshëm pasi në tre lokacione të ndryshme kanë gjetur tre goma të ndezur, megjithatë deri më tani akoma nuk ka ndonjë hetim zyrtar se zjarri është i qëllimshëm apo të gjendet autorët.