Site icon Tetova Expres

Përfundon afati për paraqitje elektronike për vendosje në konvikte

Studentët të cilët do të apikojnë për vendosje në ndonjërin prej konvikteve studentore duhet të plotësojnë paraqitje elektronike dhe t’ia bashkangjesin dokumentacionin adekuat në internet-portalin http://e-uslugi.mon.gov.mk Studentët mund të konkurrojnë për pranim vetëm në njërin prej konvikteve. Nëse pas shpalljes së listave përfundimtare me studentë të pranuar në konvikte do të mbeten të paplotësuara kapacitetet akomoduese në ndonjërin konvikt, paraqitja do të vazhdojë deri në plotësimin e tyre, por më së voni deri më 30 shtator.

Sipas Konkursit që e publikoi Ministria e Arsimit dhe Shkencës, të lira janë gjithsej 4264 vende në konviktet në Shkup, Shtip, Manastir, Tetovë, Ohër dhe Prilep. prej tyre, 851 vende janë të dedikuara për brucoshë, ndërsa 3413 për studentë të viteve të dyta e më lartë të studimeve.

Për shkak të rinovimit, të mbyllura janë konviktet “Kuzman Josifovski-Pitu” dhe “Stiv Naumov” në Shkup, të cilët, sipas paralajmërimeve nga MASH-i, sërish do të pranojnë studentë nga semestri i dytë i vitit të ardhshëm akademik.

Më së shumti vende në kryeqytet ka në konviktin “Goce Dellçev” (1212), në konviktin “Pellagonia” në dispozicion janë 997 vende dhe 335 në konviktin Tome Stefanovski Seniq”.

Në konviktin “Koço Racin” në Manastir ka gjithsej 385 vende të lira për akomodim të studentëve, 242 janë të lira në konviktin “Nikolla Karev” në Ohër, 330 në “Orde Çopella” në Prilep.

Advertisement

Në Shtip, studentët mund të zgjedhin akomodim në tre konvikte: “Vëllezërit Milladinovci” (236) dhe në konviktet private “Hiljadnikov” (60) dhe “Llogos” (52).

Dy konvikte janë në dispozicion në Tetovë: konvikti shtetëror “Tetova” disponon me gjithsej 295 shtretër dhe konvikti privat UEJL me gjithsej 120 vende.

Në Konkursin e MASH-it janë sqaruar kushtet për pranim të studentëve në konvikte, mënyra e paraiqtjes elektronike, mënyra në të cilën bëhet shpërndarja e vendeve të disponueshme, dokumentet e nevojshme për aplikim, afatet e konkursit dhe procedura për pranim në konvikte.

Lista përfundimtare për pranim të studentëve nga vitet e dyta e më lartë do të shpallet më së voni deri më 6 shtator 2025 në tabelat në konviktin ku ka konkurruat studenti dhe në ueb-faqen e Ministrisë. Ankesat pas rezultateteve do të parashtrohen në konviktin ku kanë aplikuar në afat prej 10 ditëve nga dita e shpalljes së rezultateve.

Lista përfundimtare për pranim të studentëve të vitit të parë, ndërkaq, do të shpallet më së voni deri më 30 shtator 2025, ndërsa ankesë mund të parashtrohet në afat prej 10 ditëve nga dita e shpalljes së rezultateve.

Advertisement

Siç është cekur në Konkursin e shpallur, studentët të cilët do të pranohen, duhet të vendosen duke filluar nga dita e marrëveshjes së nënshkruar me konviktin në të cilin janë pranuar, por jo më vonë se 10 ditë nga lista e shpallur përfundimtare.

Exit mobile version