Site icon Tetova Expres

Park përkujtimor për viktimat në Spitalin Modular

Më 8 shtator të këtij vitit bëhen katër vite nga tragjedia në Spitalin Modular të Tetovës ku humbën jetën 14 perona, shumica pacient që kuroheshin nga koronavirusi. Në vendin ku ndodhi tragjedia ishte planifikuar të ndërtohet një park për të kujtuar viktimat e tragjedisë. Por, në vendin ku ndodhi tragjedia tashmë është ndërtuar parking për vetura, kurse sipas njoftimeve të Ministrit të Shëndetësisë Azir Aliu, parku do të jetë afër vendit ku ndodhi tragjedia. Ai tha se sot nuk fillojmë ndërtimin e një parku, por fillojmë të ndërtojmë një park të kujtesës kolektive të vonuar.“Katër vite më parë në këtë vend ndodhi një tragjedi që nuk guxon të harrohet por megjithatë institucionet për katër vite me rradhë heshtën, nuk vepruan, zgjodhën të mos shohin dhe kjo heshtje ishte e padrejtë për ata që e humbën jetën dhe për ata që çdo ditë e kërkojnë drejtësinë. Ky park nuk është për tu dukur, nuk është zbukurim por është përgjegjsësia fatkeqësisht e vonuar që një sistem do të duhej ta kishte vënë që në fillim dhe sot më në fund fillon, por fillon ndryshe. Parku që ndërtohet nuk ndjek rrugë të drejtë sepse as jeta nuk e ishte e drejtë me këta njerëz” deklaroi Ministrit të Shëndetësisë Azir Aliu.Drejtësia e vonuar është padrejtësi. Kështu tha Arben Fetai, zëvendëskryeministër për qeverisje të mirë.Sipas tij, për katër vite me rradhë nuk është bërë asgjë në drejtim të zbardhjes së kësaj tragjedie dhe tragjedive tjera.“Sot e kësaj dite nuk ka drejtësi për viktimat, për familjet e viktimave të tragjedisë së Tetovës , njejtë siç nuk ka fatkeqësisht drejtësi për viktimat dhe familjet e tyre në rastin e tragjedisë në Llaskarcë dhe tragjedia me autobusin e Besa Trans-it dhe sikurse familjarët e këtyre tragjedive të rënda janë mësuar me këtë padrejtësi sepse drejtësia e vonuar është padrejtësi. Tashmë po bëhen katër vite nga kjo tragjedi dhe ende institucionet e drejtësisë nuk e kanë sjellur drejtësinë për këtë rast dhe rastet tjera” tha zëvendëskryeministri Arben Fetai Me këtë rast, në vendin ku do të ndërtohet parku memorial u vendosën kurora me lule nga Ministri I Shëndetësisë Azir Aliu, ministri për qeverisje të mirë Arben Fetai, deputet të zonës numër gjashtë dhe familjarët e viktimave.

Exit mobile version