Site icon Tetova Expres

Taravari e Ahmeti së bashku në zgjedhjet lokale

Aleanca për Shqiptarët ka shpallur zyrtarisht kandidatët për kryetarë të komunave. Këtë e ka bërë të ditur mbrëmë në Tetovë, Arben Taravari, kryetar i Aleancës për Shqiptarët. Në Gostivar kandidat për kryetar komune do të jetë Valbon Limani, në Saraj Blerant Ramadani, në Vrapçisht Isen Shabani dhe në Tearcë Nazim Taipi. Taravari, mbrëmë edhe zyrtarisht shpalosi koalicionin me Ali Ahmetin nën ombrellën e Frontit Evropian, që BDI e ribrendoi në Fronti Kombëtar, ndërsa Taravari e quajti me emër krejt të ri – Aleanca Kombëtare për Integrim. Krahas mbështetjes së ndërsjellë të kandidatëve, me BDI-në sipas të gjitha gjasave do të kenë edhe lista të përbashkëta për këshilltarët.Deklarata Fetai:Kandidatët e ASH-së janë kandidat të BDI-sëArben Fetai nga Koalicioni VLEN ka komentuar shpalljen e kandidaturave për zgjedhjet lokale të ASH-Taravarit. Fetai thotë se kandidatët në fjalë janë kandidatë të BDI-së, pasi do të garojnë së bashku, me lista të përbashkëta.Deklarata Fetai tha se sot do të ketë një takim të krerëve të VLEN-it ku edhe do të rumbullaksohet procesi i kandidatëve për kryetar komune.

Exit mobile version