Tre skuadrat shqiptare Egnatia, Vllaznia dhe Dinamo City, dhe dy skuadrat e Kosovës Ballkani dhe Prishtina sonte do të zbresin sot në fushë për ndeshjet e kthimit të raundit të dytë të UEFA Konferencë Liga . Të tre skuadrat shqiptare vijnë pas fitoreve në përballjet e para dhe synojnë të ruajnë avantazhin për të siguruar kualifikimin.
Egnatia është nikoqire Dinamo Minskun në stadiumin “Arena Egnatia”, pas fitores 2-0 në transfertë ndaj skuadrës bjelloruse. Ndeshja Egnatia – Dinamo fillon në ora 21:00.
Dinamo City do të luajë ndeshjen e kthimit kundër AC Escaldes në stadiumin “Elbasan Arena”. Pas fitores 2-1 në ndeshjen e parë, dinamovitët kërkojnë një tjetër rezultat pozitiv për të kaluar më tej. Takimi do të nisë në orën 20:45.
Nd;rkaq, Vllaznia do të udhëtojë drejt Islandës për ndeshjen e kthimit kundër Vikingur. Shkodranët fituan 2-1 sfidën e parë të zhvilluar më 24 korrik në stadiumin “Loro Boriçi” dhe tashmë synojnë të ruajnë epërsinë. Ndeshja e kthimit do të nisë në orën 20:45.
Skuadrat nga Kosova Ballkani dhe Prishtina sot zhvillojnë ndeshjet kthyese të raundit të dytë në UEFA Konferencë Ligë.
Ballkani, do të zhvillojë sonte ndeshjen e kthimit kundër Floriana FC në kuadër të raundit të dytë kualifikues të UEFA Konference Liga . Takimi do të luhet në “Centenary Stadium” në Maltë dhe nis nga ora 20:45. Ndeshjen e parë në Prishtinë Ballkani e fitoi me rezultatin 4-2.
FC Prishtina do të zhvillojë sonte ndeshjen e kthimit ndaj Larnes në kuadër të raundit të dytë kualifikues të Ligës së Konferencës. Pas barazimit pa gola në sfidën e parë të zhvilluar në Irlandën e Veriut, bardhekaltrit do të kërkojnë fitoren vendimtare para tifozëve të tyre në stadiumin “Fadil Vokrri”. Takimi nis nga ora 20:00
Shaban Sinani – TV Koha