Trajneri Qatip Osmani pas klubeve shqiptare të futbollit në Maqedoni dhe Shqipëri , këto ditë është angazhuar për herë të parë të drejtoj edhe FC Malishevën në kampionatin e Kosovës
Prej para tre ditëve trajneri më i suksesshëm tetovar, Qatip Osmani është emëruar trajner i klubit të futbollit Malisheva i themeluar në vitin 2016 dhe pjesë e Super ligës në futbollin e Kosovës . Trajneri Qatip Osmani është një emër i njohur në futbollin mbarë shqiptar pasi ka drejtuar ekipin Shkëndijës, Renovën, Drita e Bogovinës, FC Shkupi, Struga Trim Lum dhe Vllazninë e Shkodrës, ku edhe ka të fituara shumë trofe sidomos me ekipin e Shkëndijës 3 tituj kampioni, 1 Kupë dhe një superkup.
Trajneri Qatip Osmani me ndihmësin e tij Bashkim Livorekën , debutuan me fitore në sezonin e ri me Malishevën, duke mundur KF Drenicën 1-0. Në ekipin e Malishevës aktualisht janë edhe dy futbollistët shkupjan Besnik Ferati dhe Xhemal Ibishi.
Shaban Sinani – TV Koha