Site icon Tetova Expres

SHKËNDIJA ELIMINOI FCSB, NË RADHË ËSHTË QARABAG

Futbollistët e Shkëndijës me fitoren kundër Steauas dhe kualifikimit në xhiron e tretë të eliminatoreve për Ligën e Kampionëve shënuan sukses historik pasi realizuan ëndrrën e tyre më të madhe për të luajtur në fazën e grupeve të një gare të UEFA-s. Kundërshtari i radhës është ekipi Qarabag nga Azerbajxhani

Simboli i futbollit shqiptar në Maqedoninë e Veriut dhe jo vetëm Shkëndija e Tetovës ka shkruar një faqe të ndritur në historinë e saj dhe në futbollin e Maqedonisë së Veriut., duke u kualifikuar në raundin e tretë eliminator të UEFA Liga e Kampionëve duke eliminuar gjigantin rumun ekipin Steaua në ‘’Arenën Nacionale’’ të Bukureshtit në ndeshjen kthyese të raundit të dytë. Më këtë sukses skuadra kuqezi i heshti afro 30 mijë tifozë të pranishëm në tribuna e heshti pronarin e ekipit rumun Xhixhi Bekali , i cili ka thënë ‘’Është turpi më i madh i futbollit rumun deri më tani!.

Pra,Shkëndija ia doli të triumfoj 2-1 dhe me rezultatin e përgjithshëm 3-1 nga të dyja ndeshjet dhe kualifikohet në raundin e tretë. Autor të golave ishin Cisotti për vendasit, ndërsa Liridon Latifi dhe Vane Kërstevski për Shkëndijën.Pas këtij triumfi i gjithë ekipi së bashku me tifozët e pranishëm festuan këtë sukses historik. Timonieri i ekipit kuqezi Jeton Beqiri i emocionuar nga ky sukses historik para gazetarëve deklaroi me punën e bërë gjatë gjithë javës ia arritëm

‘’Ishte një ndeshje me shumë emocione por unë gjatë gjithë javës punoja me futbollistët që nëse do arrinim të kemi besim , të kemi guxim dhe të mendojmë se mund të fitojmë këtu vetëm në at mënyrë kishim mundësi të kualifikoheshim dhe e dija që do kemi rastet tona. Për fat të mirë ne i shfrytëzuam rastet tona dhe jemi në xhiron e ardhshme të champions ligës. Që do të thotë se është një sukses i përbashkët i të gjithë klubit duke filluar nga pronarët të cilët pa reshtur disa vite investojnë., pastaj kryesia e klubit, pastaj gjithë administrata mos harrojmë më të rëndësishmit që janë futbollistët dhe gjithashtu edhe tifozët e vërtet të cilët na ndjekin çdo kund dhe një falënderim i veçantë për përkrahjen e sotme këtu në Bukuresht’’ deklaroi trajneri Jeton Beqiri

Sa i përket kundërshtarit të ardhshëm ekipit Qarabag nga Azerbajxhani , trajner i Beqiri tha se është skuadër që seriozisht duhet të respektohet.

Advertisement

‘’Duhet të respektojmë patjetër edhe kundërshtarin e ardhshëm që është ekipi i Qarabagut, është një ekip shumë serioz dhe shumë i organizuar njëjtë siç ishte Steaua. Po për mua shumë e rëndësishme edhe për ekipin tim edhe për futbollistët që ne të japim maksimumin , të respektojmë fanellën që bartim dhe pastaj t’ia lëmë fushës të tregoj rezultatin’’ tha Beqiri

Suksesin e simbolit të futbollit shqiptar në Maqedoni, e kanë festuar edhe numër i madh i tifozerisë tetovare të cilët e ndoqën ndeshjen nga ekrani gjigant i vendosur para shtëpisë së kulturës .

Në raundin e tretë përballet me ekipin Qarabag të Azerbajxhanit, ku ndeshja e pare zhvillohet në Shkup të martën me fillim në ora 19:00. Në rast fitoreje në këtë përballje me dy ndeshje, Shkëndija do të luajë në play-off-in për fazën e grupeve të Ligës së Kampionëve.

Shaban Sinani – TV Koha

Advertisement
Exit mobile version