Zëvëndëskryeministri, Arben Fetai, në intervistë për TV News tha se për fat të keq shqiptarët kanë pak politikanë të cilët kanë menduar dhe punuar për trashëgimin që do të lënë pas tyre. Fetai thotë se Albin Kurti e ka model Arbën Xhaferin pasi që të dy kanë vizion afatgjatë për të ardhmen.
“Unë nuk ndjeki ndonjë shembull të politikani për ta imituar por sigurisht që kam mendime pozitive e afirmative për Bill Clinton e shumë të tjera që kanë bërë veprime historike. Por, kur zbresim në rajonin tonë janë të pakët ata politikanë që kanë menduar për atë që trashëgojnë pas tyre. Pra, brenga më e madhe e shumices ka qenë fati i tyre politik e zgjedhjet e ardhshme”, tha zëvëndëskryeministri, Arben Fetai.
Ai shtoi se në mesin e politikanëve që nuk janë brengosur për fatin e tyre politik ka qenë Arben Xhaferi. Fetai thotë se Kurti e ka po të njëjtin vizion sikurse të Xhaferit.
“Nuk do mend që Arben Xhaferi ishte politikan i një kalibri të veçantë që nuk brengosej për fatin e tij politik e as për zgjedhjet e ardhshme, ai ka pasur vizion afatgjatë politik për shqiptarët jo vetëm brenda vendit por edhe në rajon. Madje, mendoj që edhe Albin Kurti e ka model veprimi politik Arbën Xhaferin”, përfundoi Fetai.