Site icon Tetova Expres

Fetai: Pushteti nuk guxon të jetë as i përjetshëm e as i gjatë

Zëvëndëskryeministri, Arben Fetai, “Politika nuk është profesion, unë nuk e shoh kështu e as nuk duhet të shihet kështu. Sepse, pastaj vijnë në shprehje interesat personale, miskine, për pasurim. Mendoj që pushteti nuk duhet të jetë i gjatë e as që diskutohet i përjetshëm. Dy mandate janë mjaftueshëm më shumë se kaq bëhet tepër”, tha zëvëndëskryeministri, Arben Fetai.

Ai shtoi se pas politikës veten e sheh sërish pjesë e projekteve ndërkombtare aty ku e ka bazën e fushës së studimeve të tij.

“Pas politikës do të jem aktiv sërish në organizata ndërkombëtare me projekte që janë edhe fushë e studimit tim. Ka jetë edhe pas politikës”, përfundoi Fetai.

Fetai: Politika është përgjegjësi, vizion afatgjatë dhe kurajo jo çdoherë duhet të veprohet duke parë interesat e ngushta apo përkthimin në votë. Fetai thotë se politika është koncept më i gjërë dhe më i thellë se kaq.

“Politika është përgjegjësi e vizion, e mbi të gjitha kurajo. Nuk është e thënë që çdoherë duhet të merren vendime populiste që ndikojnë në votë. Pra, ka raste kur duhet të merren vendime të guximshme që mbase në popull nuk mund të përkthehet me përkrahje”, tha zëvëndëskryeministri, Arben Fetai.

Advertisement

Ai shtoi se karrieren e tij politike e ka filluar në Kosovë ku ka punuar si praktikantë e më pas edhe ka shërbyer për persë vite me radhë në zyrën e kryeminiatrit.

“Vitin e fundit të studimeve master nga Kuvendi i Belgjikës në një projekt erdha për praktikë në Kuvendin e Kosovës për gjashtë muaj, e që më pastaj për të vazhduar për pesë vite me radhë me shërby në zyrën e kryeministrit të Kosovës”, përfundoi Fetai.

Exit mobile version