Kryesia e Aleancës për Shqiptarët, në mbledhjen e sotme konfirmoi kandidatët për kryetarë të komunave me të cilët do të garojmë në zgjedhjet lokale:
Ilirjan Fetahu – Dibër
Arsim Dalipi – Strugë
Skender Isufi – Haraçinë
Propozimet morrën mbështetje absolute nga anëtarët e Kryesisë, ndërsa u tha se propozimet kanë ardhur pas konsultimeve të shumta me strukturat lokale dhe qendrore të partisë dhe pas analizave dhe hulumtimit të opinionit publik.
Mbetemi të bindur se kandidatët tanë do të jenë fitues të zgjedhjeve dhe kryetarë të ardhëshëm të komunave, ashtu si edhe mbarë koalicioni i Frontit Europian.