Ministri i Punëve të Jashtme, Pançe Toshkovski së bashku me drejtorin e Byrosë për siguri publike, Aleksandar Janev dje i vizituan nëpunësit policorë nga Njësia mobile për siguri në komunikacion dhe nga sektori motorizues, në lagjen Ilinden, të cilët po kryejnë kontrolle në kuadër të aksionit operativ “Trafik i sigurt”.
Siç kumtoi MPB, theksi i kontrolleve të përforcuara të djeshme ishte në drejtimin e rregullt me motorë dhe skuterë elektrik, si dhe mbajtjen e pajisjes mbrojtëse.
“U bëj thirrje të gjithë pjesëmarrësve në komunikacion, posaçërisht atyre të cilët drejtojnë motoçikleta dhe skuterë elektrik, t’i respektojnë rregullat e komunikacionit, të mos e tejkalojnë shpejtësinë, të mbajnë kaska mbrojtëse dhe të kontribuojnë për rritje të sigurisë në komunikacion”, tha ministri Toshkovski.
Nga MPB shtojnë se kontrollet e përforcuara në trafik vazhdojnë edhe në periudhën në vijim me qëllim të rritjes së sigurisë në rrugë.